Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën një 59-vjeçar. Aksidenti është regjistruar rreth orës 09:55, në aksin rrugor Sukth- Maminas.
Ka qenë shtetasi L.B. 30 vjeç, banues në Maminas, i cili duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin Sh.K. 59 vjeç, banues në Koxhas, njofton policia.
Përplasja ka rezultuar tepër e fortë, e për pasojë shtatasi Sh.K. ka ndërruar jetë.
Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kryerjes e veprimeve të mëtejshme procedurale.





