Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Zjarrëfikëses, në qytetin e Durrësit.

Dy makina njëra e tipit “Renault” dhe tjetra “Fiat” janë përplasur më njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti, por vetëm për dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjare dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.