Aksidentohet për vdekje një kalimtar në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot, paraditen e sotme.

Sipas policisë, viktima është shtetasi N.T. 63 vjeç, ndërkohë që është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, shtetasi K.T., 23 vjeç nga Lezha.

Sipas informacioneve të para, drejtuesi i mjetit e dërgoi të aksidentuarin në spitalin e Traumës, por, fatkeqësisht, këmbësori humbi jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Njoftimi i policisë

Më datë 04.03.2017, rreth orës 10:35 ,në Fushë-  Krujë shtetasi K.T. 23 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 288 PJ, ka aksidentuar shtetasin këmbësor  N.T.  63 vjeç.

Drejtuesi i mjetit e ka dërguar të dëmtuarin menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë , për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.