Efektivët e policisë së komisariatit të Shijakut kanë arrestuar në flagrancë dy banorë të Shijakut, të cilët janë kapur në fshtatin Gjepalaj me automatikë.

Në njoftimin e saj, Policia e Durrësit bën të ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit  

• B. Keçi 43 vjeç, banues në Shijak.

• L. Muça 34 vjeç, banues në Shijak.

43-vjeçari Keçi është kapur me një armë zjarri automatik dhe një krëhër me 14 copë fishekë, pa leje.

Ndërsa Muça është kapur nga Shërbimet e Policisë me një armë zjarri automatik model 56 dhe një kreher me 30 copë fishekë, pa leje.

Materialet për të dy këta shtetas i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin 278/4 të Kodit Penal.