Arrestohen në flagrancë dy të rinj që vodhën bateritë e antenës së një kompanie celulare në malin e Krujës.
Policia e Durrësit njofton se janë prangosur shtetasit:
• Nezir Kocja 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë;
• A. C. 17 vjeç, banues në Krujë;
Sipas policisë, “shtetasit e mësipërm, më datë 29.06.2017, në vendin e quajtur "Mali i Krujës", në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur bateritë e antenës të një kompanie celulare.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 6 bateritë e vjedhura”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/ 2 të Kodit Penal.





