Atentat me armë zjarri në mes të Vlorës, vritet një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares rreth orës 21:00. Sipas informacioneve paraprake policore, ka mbetur i vdekur 36-vjeçari Renato Omeri.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie.





