Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sauk, në rrugën “Selim Brahja”.
Rreth orës 19:45, në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut, afër nënkalimit, dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Për pasojë janë dëmtuar dy xhamat e parë të dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.





