Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim të thirrur në mënyrë urgjente me aleatët në selinë e PD-së.
Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë takim, por mësohet se mbledhja është thirrur në kuadër të përpjekjeve që po bëhen nga palët politike për të dalë nga kriza.
Kujtojmë se ditën se sotme, kryeministri Edi Rama ka pasur disa takime me të besuarit e tij, si dhe me ministrin e Drejtësisë, Perit Vasili.
Ishte Ilir Meta, kreu i LSI-së, që gjatë një konference para dy ditësh bëri apel që palët të ulen dhe të dialogojnë, duke theksuar se nuk ka zgjedhje pa opozitën.





