Nesër Lulzim Basha dhe kandidati Edurd Selami nisin prezantimin e programit të tyre para anëtarëvsisë së PD-së, duke startuar nga Lezha garën që pritet të zbardhë në 22 korrik kreun e ri të selisë blu.

Ndërkohë, sot pasdite, Basha ka qenë në Kavajë, ku ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së këtij qyteti, që në 25 qershor nxorën fitues kandidatin e PD-së, Isa Sakja, në garën për kryebashkiakun e qytetit të vogël.

Burime të DurrësLajm konfirmojnë se Basha ka zhvilluar takimin me strukturat pa praninë e medieve.

Mësohet se kreu i ngrirë i PD, pasi falenderoi strukturat për fitoren në zgjedhjet lokale, ftoi anëtarësinë të jetë aktive në zgjedhjet për kreun e ri të selisë blu.

K.H.