Jakup Reka, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e përplasjes nga një mjet tip Benz, ndërsa po shkonte në një vendngjarje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe.
Mjeti tip benz, me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë Jakup Reka, 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





