Një aksident që ka lënë të plagosura lehtë tre adoleshente është regjistruar mbrëmjen e sotme.
Një automjet tip Benz, i drejtuar nga 22-vjeçari E.D., ka përplasur 3 15-vjeçare në qytetin e Peshkopisë.
Fatmirësisht, dy prej vajzave kanë marrë ndihmën e parë në spital dhe janë dërguar në shtëpi, ndërsa e treat ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21.30, jemi njoftuar se në lagjen Kamen, Peshkopi, një automjet ka përplasur 3 shtetase minorene.
Menjëherë kanë shkuar Shërbimet e Policisë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se shtetasi E.D, 22 vjeç, banues në Selane-Peshkopi, duke drejtuar automjetin tip "Benz 2500", ka humbur kontrollin dhe ka përplasur lehtë 3 shtetaset minorene:
S.R., e S.D, 15 vjeçe secila, banuese në lagjen Kamen Peshkopi, (pas ndihmës së parë mjekësore të marrë në Spitalin e Peshkopisë janë larguar për në banesë pa probleme për jetën), si dhe shtetasen A.S, 15 vjeçe, e cila aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





