Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet tip Benz është përplasur me trafikndarësen dhe më pas është kthyer në sensin e kundërt të lëvizjes, siç duket qartë nga video që publikon DurrësLajm.
Paraprakisht dyshohet se një kamion i ka prerë rrugën në korsinë e shpejtësisë dhe për pasojë, drejtuesi i mjetit nuk ka evituar dot përplasjen me trafikndarësen.
Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Për shkak të aksidentit është rënduar trafiku në autostradë, në drejtim të Durrësit.
Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.
K.H.





