I shumëkërkuari Durim Keçi është prangosur nga policia e Durrësit me datë 11.10.2017, i akuzuar për trafik droge, shkatërrim prone dhe armëmbajtje pa leje.

Ditën e sotme Keçi është nxjerrë përballë gjykatës, nën mas të larta sigurie.

Sic duket edhe nga fotot e siguruara nga Durrës Lajm, gjykata e Durrësit është “blinduar”,  nga forca të shumta të policisë dhe të RENEA  te cilat kanë rrethuar gjykatën ku Durim Keçi shkoi për vlerësim të masës së sigurisë.

Prokurori kërkon të vlerësohet i ligjshëm  arrestimi dhe kërkon të mbahet në masën e sigurisë “arrest me burg”  me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ky shtetas është kapur nga Drejtoria e Krimit të Organizuar. Ndërsa emri i tij nuk është i njohur për policinë, sepse ai rezulton të jetë i dënuar me 9 vite burg në Itali.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.