Prej më shumë se një ore ka nisur në Durrës, në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”, procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

5400 anëtarë të PD-së në rrethin e Durrësit, nga këta 2900 në qytet, pritet të hedhin votën e tyre sot për të zgjedhur mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Nga raportimi i gazetares së DurrësLajm, deri tani procesi i votimit ka vijuar i qetë dhe pa probleme.

Votimi për zgjedhjen e kreut të PD nisi në orën 08.00 dhe pritet të mbyllet në orën 19.00. 

K.H.