Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, i cili rikandidon në Shkodër i katërti në listë ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Përmes një postimi në “Facebook” njofton se është tërhequr nga gara. Bushati nuk ka dhene shume detaje per terheqejen, por thote se kete e ka bere ne te mire te rezultatit te PD-se ne Shkoder.

Ai shkruan se politika nuk eshte vetem te marresh, por edhe te japesh.

POSTIMI I BUSHATIT

Të dashur miq

Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për t'i hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

FITORE!