20 qershor 2015 – Një ngjarje tragjike është shënuar pak çaste më parë në aksin nacional Lezhë-Shkodër. Makina tip “BMW” ku udhëtonin 4 persona është përmbysur, duke marrë flakë. Dyshohet se 3 prej udhëtarëve kanë vdekur në vend, ndërsa një tjetër është plagosur. Aksidenti fatal ndodhi në kryqëzimin e Blinishtit. Nuk dihen ende emrat e personave që kanë ndërruar jetë.

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”