Digjet gjatë natës një lokal në sektorin “Apollonia” në plazhin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.                   

Mësohet se lokali është në pronësi të një shqiptari të Maqedonisë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.