Policia e Tiranes njofton se eshte dorezuar shtetasi ne kerkim Altin Dani. 40 vjeçari është dorëzuar në Komisariatin nr.2, Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim për “Tentativë vrasje”, pasi mbrëmjen e djeshme qelloi me arme drejt një Euro Llotoje ne Kombinat.

Altin Dani pas nje konflikti me pronarin e një agjencie të basteve sportive mori armën dhe qëlloi disa herë në drejtim të lokalit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në periferi të lagjes Kombinat në kryeqytet, zonë e cila njihet si Rruga e Qelqit.

Deri tani policia dyshon se konflikti mes tij dhe pronarit të lokalit ka qënë i çastit dhe për shkaqe banale.

Altin Dani, eshte një person me precentë të mëparshëm penale.