Lahet në gjak stacioni i trenit nga një aksident. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë në lagjen Nr.17 pranë stacionit të trenit, në Durrës.
Burime zyrtare të policisë dëshmojnë se një automjet i tipit Benz, me targa AA 960 GX, aksidentoi për vdekje 67-vjeçarin me iniciale H.B.
Shoferi i automjetit është Enea Huta, banues në Durrës.
Mësohet se i aksidentuari ishte me biçikletë gjatë momentiit kur automjeti e ka goditur duke kaluar nga njëra korsi e rrugës në tjetrën.
67-vjçari ka mbërritur i vdekur në spital.
Ndërkohë ne vendngjarje ndodhet grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.