Rreth orës 15:30, në zyrat e Aluiznit, Durrës personat e pranishëm kanë ndjerë një aromë mbytëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e Policisë, ku disa persona kanë shfaqur shqetësime në frymëmarrje, por pa probleme për shëndetin.

"Nga ana jonë është lajmëruar prokurori i gatshëm, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, me qëllim parandalimin e çdo nevoje emergjente. Situata në këto momente është normale dhe theksojmë se në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës nuk është paraqitur asnjë person" raporton policia e Durrësit.

Është ngritur grupi hetimor dhe pritet të përcaktohet nga ekspertët lloji i lëndës e dyshuar e hedhur në këtë ambjent dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.