Rreth 300 banorë të zonës së kodër Arapajt në Durrës kanë bllokuar për 15 minuta Unazën e Plazhit që lidh veriun me jugun e vendit.

Shkak është bërë bllokimi me trafikndarëse i kryqëzimeve rrugore që shërbenin për lëvizjen e banorëve të kësaj zone në plazhin e Durrësit.

Banorët thonë se bllokimi me trafikndarëse i kryqëzimit kryesor në plazh i ka izoluar totalisht këta të fundit, [asi mbikalimet mungojnë përgjatë këtij aksi rrugor.

Ata kërkojnë nga Bashkia Durrës dhe Policia Rrugore hapjen e trafikndarëses tek kryqëzimi rrugor për të bërë të mundur lëvizjen e njerëzve dhe makinave.

Policia Rrugore bllokoi një javë më parë disa prej kryqëzime në zonën e Shkozetit, plazhit e ish-Kënetës me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Pas 15 minutave, Policia Rrugore ndërhyri dhe e riktheu rrugën në të kaluaeshme.

Ndaj banorëve që bllokuan rrugën pritet të nisë procedimi penal. 

K.H.