Policia e Durrësit njofton se rreth orës 10:30, të ditës së sotme, në Katund Sukth në banesën e shtetases V. H. ka ndodhur një shpërthim si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të ngjarjes.





