Një trup i pajetë është konstatuar sot në zonën e Kallmit në qytetin e Durrësit.
Burime policore pohuan se i mbyturi është shtetasi me iniciale I.J. 46-vjeç nga Tirana.
Trupi i pajetë është gjetur 15 metra larg nga bregu, në thellësi. Trupi u konstatua nga pushuesit të cilët lajmëruan policinë. Skafi i policisë kufitare transportoi trupin në breg dhe më kufoma është dërguar në morg.
Dyshohet se 46-vjeçari është mbytur një ditë më parë.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të mbytjes.
K.H.





