Një aksident me një të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 22.15, afër mbikalimit të Shkozetit.

Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur me një mjet tip Opel.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. 

Njoftimi i policisë

Më datë 28.07.2017, rreth orës 22:15, në autostradën Tiranë-Durrës, pranë" Mbikalimit të Shkozetit" mjeti tip Opel veturë, me drejtues shtetasin R. A. 27 vjeç është përplasur me një motorcikletë me drejtues një shtetas të paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit tip Opel  ndodhet në vendngjarje dhe po pyetet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.