Gjendet një kufomë në bregdetin e Kavajës, rreth 10 milje larg kepit të Selitës në Spille.
Sipas informacioneve zyrtare paraprake nga Policia Kufitare Durrës, “DurrësLajm” mëson se kanë qenë disa peshkatarë me një anije peshkimi që kanë vërejtur se në rrjetën e tyre kishte rënë një trup njeriu i pajetë.
Anija e peshkimit ka lajmëruar më pas policinë kufitare se në rrjetat e tyre kanë konstatuar një kufomë.
Aktualisht, Policia Kuiftare ka dërguar një skaf në det, për të bërë transportin e kufomës në breg të detit e më pas drejt morgut, ku do t’i nënshtrohet ekspertizave mjeko-ligjore, për të përcaktuar edhe shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet se viktima, ende i paidetifikuar, është i seksit mashkull.





