Një aksident rrugor është regjistruar vetëm pak minuta më parë në rrethrrotullimin pranë stacionit të trenit në Durrës.
Një automjet tip Citroen ka goditur nga pas autobusin e linjës Durrës-Plepa. Për shkak të shpejtësisë së ulët që lëvizet në këtë rrethrrotullim, ku trafiku është shumë i rënduar, nuk ka pasur persona të lënduar.
Siç duket edhe nga fotot që sjell DurrësLajm, në përplasje kanë mbetur të përfshirë një automjet tip Citroen me targa AA 475 ML dhe autobuzi tip Benz me targa AA 665 LT.
Policia rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur shkakun e përplasjes, si dhe për të normalizuar trafikun në këtë rrethrrotullim.
K.H.





