Policia e Durrësit njofton se mbrëmjen e sotme ka nisur procedimin penal dhe po punon për kapjen e shtetasit V. K. 33 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Mësohet se ky shtetas, gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:00, në Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur shtetasin A.D. 38 vjeç, banues në Sukth.
I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal.





