Kandidatët e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partisë Social Demokrate në qytetin e Elbasanit tërhiqen nga gara 48 orë para zgjedhjeve.

Mësohet se kandidatët që kanë vendosur të braktisin forcat politike me të cilat garonin janë Arben Hoxha kryesuesi i PAD dhe Taulant Sinani i PSD në Elbasan.

Ata deklarojnë se kanë vendosur të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit.