Mesnatën e së premtes, rreth orës 00:23, Policia ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit bar-restorant në pronësi të shtetasit M.V. 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet policore. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
"Për përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët Antieksploziv.
Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia e Durrësit.
Ky është shpërthimi i dytë i regjistruar në qarkun e Durrësit në harkun e 24 orëve të fundit. Në orët e para të mëngjesit të së premtes shpërtheu një sai eksplozivi në një zyre elektorale të LSI në lagjen nr.18.
Edhe në këtë rast, policia e Durrësit ka nisur hetimet por ende nuk është hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë, të regjistruar vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit.





