Një automjeti në Durrës i është vendosur eksploziv këtë të hënë.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që sapo pronari i automjetit tip “Benz” ngjyrë gri ka konstatuar një pako të dyshimtë në mjet, ka telefonuar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kanë bërë rrethimin e zonës duke vendosur edhe perimetrin e sigurisë, ndërsa priten edhe forcat xheniere për të bërë të mundur shpërthimin e kontrolluar të lëndës plasëse.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në kodrën e Rrushbullit, ndërkohë që është bllokuar edhe qarkullimi në aksin Durrës-Shijak.

Lajmi në përditësim…