Shënohet vrasja e radhës në vend. Një 45-vjeçar nga Kruja është ekzekutuar me armë zjarri.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, teksa viktima i identifikuar si Fatmir Pula, po kthehej në shtëpi.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, viktima është gjetur i vrarë në fshatin Zezë të Krujës.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes dhe autorët e krimit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivat e policisë, të cilët po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





