Dy persona janë gjetur të vdekur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Viktima e parë është gjetur në lagjen numër 7, në gërmadhat e një shtëpie të vjetër në vendin e quajtur “Çezma e Ferrës”.
Ndërsa viktima e dytë, 39-vjeçari me iniciale B.C., i cili punonte në një servis makinash, është gjetur në një ambient të hapur në lagjen numër 16. Burime për "DurrësLajm" bëjnë me dije se dyshohet se ai mund të ketë marrë overdozë lëndësh narkotike, pasi ka patur probleme me bashkëshorten.
Njoftimi i policisë:
Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr.7, Durrës, në ambient të hapur, është gjetur një trup i pajetë, i seksit mashkull, i paidentifikuar dhe i dekompozuar.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Për veprime hetimore më të specializuara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për identifikimin e tij dhe zbulimin e shkaqeve të vdekjes.
————-
Informacion-paraprak.
Më datë 08.07.2017, në lagjen Nr.16, në ambient të hapur eshtë gjetur pa shenja jete shtetasi B.C.39 vjeç, banues në Durrës.
Nga kqyrja paraprake në trup nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.





