Një tjetër kufomë është gjetur sot, pas atij të gjetur në bregdetin e Kavajës.

Rasti i fundit ka të bëjë me trupin e një adoleshenteje rreth 16-17 vjeçe.

Sipas Policisë, kufoma e seksit femër është gjetur pasdite në fshatin Çërmet, në anë të lumit Shkumbin në Rrogozhinë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por policia po heton dhe po punon për identifikimin e saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 15:40, në anë të lumit Shkumbin, në fshatin Çërmet, është gjetur një kufomë e seksit femër, rreth 16-17 vjeçe. Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për identifikim e kufomës.