Një person është gjendur i vdekur në një kanal të rrugës së Tales në Lezhë.

Bëhet fjalë për shtetasin 62-vjeçar Vasil Cekaj, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lezhës ku do t’i bëhet autopsia, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.