Gjendet një kufomë në det në Portin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet fjalë për shtetasin P. Frroku, 54 vjeç, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Ai është gjetur rreth orës 07:30 të mëngjesit midis zonës së trageteve dhe peshkimit, dhe dyshohet se se mund të ketë rënë nga ndonjë mjet lundrues, raporton “DurrësLajm”.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





