Një 39-vjeçare ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në një institucion gjinekologjik privat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N, Z.D e V.T, vjeç 44, 50 e 61, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen shtetasja E.S, vjeç 39, banuese në Tiranë, të cilët nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e I.M.L.