Një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 pas një konflikti.
Nga informacionet paraprake, mësohet se gruaja është identifikuar si Asije Stafa, e cila ka qëlluar bashkëshortin e saj, Ahmet Stafa.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se ka nisur një sherr mes çiftit që ka precipituar deri në përdorimin e armëve të ftohta.
I plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.





