14korrik 2015 – Një person, identiteti i të cilit nuk dihet, u vetëvra duke u hedhur nga një vinç që ndodhej pranë ish-zyrave të PD-së në Tiranë. Fillimisht policia u lajmërua se viktima ishte ngjitur mbi vinçin, në zonën ku po ngrihet një pallat shumëkatësh, por pa mbërritur ende forcat e rendit, ai ishte hedhur, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Dyshimet e para janë për një shtetas të huaj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/