Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në Unazën Plepa-Shkozet. Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, që është një 54-vjeçar banor i Shkozeti. Bëhet me dije se këmbësori që humbi jetën është shtetasi me iniciale M.D.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.03.2017, rreth orës 20:30, në Unazën Shkozet – Plepa është aksidentur nga një mjet i paidentifikuar, shtetasi këmbësor M.D. 54 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





