Në KZAZ nr.23 u numëruan dhe dy qëndrat e votimit, ku votuan kundërshtarët politikë Vangjush Dako dhe Lefter Koka.
Leximi i votës në QV–në 14 51, ku votoi Dako rezultati ishte shumë i thellë në avantazh të PS. Dako votoi tek qëndra e votimit ish-dyqani i luleve në qëndër të Durrësit, në krah të Pallatit të Kulturës.
Në këtë QV ndarja e votave ishte:
PS 163 vota
PD 60 vota
LSI 30 vota
Lefter Koka votoi në qëndrën 14 89/1 në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti”. PS sërish triumfon.
Në këtë qëndër votimi rezultati ishte ky:
PS 185 vota
PD 93 vota
LSI 44 vota
PDIU 6 vota
Oerd Bylykbashi, kreu i komanduar i PD-së së Durrësit dhe i pari në listën e demokratëve votoi në qëndrën 14 72 në universitetin “Aleksandër Moisiu”, në lagjen nr. 1. Në këtë qëndër PD humbi.
Në këtë qendër votat u ndanë:
PS 163 vota
PD 102 vota
LSI 53 vota
PDIU 12 vota
K.H.