Krim i rëndë është regjistruar brenda një familjeje në Durrës, djali vret me armë zjarri nënën dhe babanë.
Krimi i dyfishtë ka ndodhur në familjen Nika në Xhafzotaj, dhe sipas informacioneve paraprake, dyshohet se djali vuan nga probleme mendore.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar djalin, si dhe po heton lidhur me krimin e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2017, rreth orës 07:55, në Xhafzotaj, pranë derës së banesës janë gjetur të vrarë me armë zjarri, shtetasit A. N. rreth 75 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetësia J.N.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Dyshohet se autor është djali i tyre, shtetasi L.N. i cili po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes, në sqarimin e plotë të saj.





