Pasi ka shkarkuar prefektët në 12 Qarqet e vendit, kryeministri Rama ka prezantuar 12 emrat e rinj në këto pozicione të qeverisjes.

Në një konferencë shtypi, kreu i Qeverisë tha se lipset një ridimensionim tërësor i institucionit të prefektit.

"Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura", u shpreh Rama.

Prefektët e rinj:

Kukës- Zenel Kucana, kolonel në rezervë.

Dibër-Nuredin Shehu, kolonel në rezervë

Shkodër-Cesk Millja, kolonel në rezervë.

Lezhë -Gjergj Prendi, major në rezervë.

Durrës- Roland Nasto, kapiten i rangut të parë të forcave detare

Elbasan -Maksim Malaj

Fier- Baki Bala

Berat-  Hajrullah Dafa

Vlore- Flamur Bana

Korcë- Dhiro Spilollari

Gjirkastër: Astrit Aliaj

Tiranë- Suzana Irollari, e para kolonele në rezervë