Prefekti i Durrësit, Roland Xhelilaj është liruar nga detyra me një vendim të Këshillit të Ministrave të ditës së sotme.
Së bashku me Xhelilaj janë liruar edhe prefekti i Elbasanit, i Korçës, Beratit, Dibrës dhe Tiranës.
Mësohet se vendimi i qeverisë për lirimin e 6 prefektëve nga detyra, vjen pas përfshirjes së tyre në listat e kandidatëve për deputetë në qarqet respektive.
Kujtojmë se Roland Xhelilaj përfshihet për herë të parë në listat për deputetë të qarkut të Durrësit dhe renditet i 5-ti në listë, një vend ky që i garanton një mandat deputeti për legjislaturën e ardhshme.
Duket se PS nuk ka ende një emër për pasuesin e Xhelilajt, pasi burime nga PS-ja e qytetit bregdetar konfirmojnë për DurrësLajm se emri pritet të diskutohet në ditët në vijim.
M.P.
Vendimet e qeverisë për lirimin nga detyra të 6 prefektëve
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Arben Kamami, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ardit Konomi, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Fadil Nasufi, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DIBRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Halit Palamani, prefekt i Qarkut të Dibrës, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Rolant Xhelilaj, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Sadi Vorpsi, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.





