Një automjet ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje në autostradën Durrës-Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:25 të ditës së sotme, në afërsi të Maminasit.

Mësohet se drejtuesja e automjetit është shtetasja me iniciale  F.K. 52 vjeçe, banuese në Durrës.

Me të marrë njoftim, forcat zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Nga ana e uniformave blu është ngritur grupi hetimor,  ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit është aksidental.