Kadastra e Durrësit nuk gjen qetësi. Mësohet se mëngjesin e kësaj të premteje, 17 punonjës të Kadastrës janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të tyre, por burimet thonë se po pyeten në lidhje me dosje të ndryshme pronash.

Kohët e fundit në Kadastrën e qytetit bregdetar ka pasur zhvillime të bujshme, që me arrestimin e drejtorit Liridon Pula.