Nje person në lagjen nr. 15 në Durrës kërcënon se do hidhet nga kati i tretë i banesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët po negociojnë me personin në fjalë, i moshës rreth 40-45 vjeç, që të mos ndërmarrë akte ekstreme.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se personi ende i paidentifikuar ka thyer shumë nga orenditë e shtëpisë.
Efektivët kanë rrethuar banesën por nuk janë futur ende brenda, sepse i tremben ndonjë tentative për t’u hedhur nga banesa.
Denis Simaku sjell pamjet e para për DurrësLajm nga vendi i ngjarjes.





