Një konflik mes kunetërish ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.15 në Durrës.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë, kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





