8 maj 2015 – Dy të rinj që udhëtonin në një makinë Volskvagen Passat u lënduan lehtë pasi makina e tyre humbi kontrollin në Golem. Mjeti u përmbys, duke mbetur në këtë mënyrë në mes të rrugës. Forca të policisë shkuan në vend, duke nxjerrë udhëtarët, me ndihmën dhe të dëshmitarëve të rastit. Mësohet se ata ishin nga Dibra dhe shoferi humbi kontrollin. Gjendja e tyre është jashtë rreziku dhe policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”