Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë, në hyrje të Shkozetit, sapo zbret nga mbikalimi i ish-Kënetës.
Në aksidentin e regjistruar pasditen e sotme, kanë mbetur të përfshira një fuoristradë tip Nissan, me targa të huaja EG 124 ZE dhe një automjet tip Golf me targa AA 701 LP.
Paraprakisht dyshohet se fuoristrada e një emigranti shqiptar, që ka ardhur të kalojë pushimet në vendlindje ka nxjerrë nga rruga mjetin tip Volksëagen.
Fatmirësisht nga përplasja ka vetëm dëme material dhe jot ë lënduar në njerëz.
Në vendngjarje ndodhet policia rrugore që po kryen hetimet paraprake për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Siç duket edhe nga pamjet që publikon DurrësLajm, trafiku në këtë aks rrugor është rënduar shumë dhe automjetet që udhëtojnë drejt Unazës kanë krijuar rradhë të gjata.
K.H.





