Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, në afërsi të tregut të fruta-perimeve.
Një automjet tip Benz është përplasur me një motor, në të cilin udhëtonin dy persona.
Nga përplasja janë aksidentuar dy personat që ndodheshin në motor, të cilët janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Dëshmitarët konfirmojnë për DurrësLajm se fatmirësisht dy të aksidentuarit kanë marrë plagë të lehta nga përplasja.
Policia që ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit rrugor.





